[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeministri Hoti i shpreh ngushëllime kryeministrit Rama për vdekjen e nënës



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllime homologut të tij shqiptar Edi Rama për ndarjen nga jeta të nënës së tij. Hoti ka thënë se lajmin për vdekjen e nënës së kryeministrit Rama e ka pranuar me dhimbje dhe në emër të tij dhe të qeverisë së Kosovës i ka shprehur ngushëllime.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Hoti.

Menu Title