.
×

Kryeministri Haradinaj nderon Harry Bajraktarin me Medaljen e Skenderbeut



Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka nderuar sot veprimtarin shqptar nga Amerika Harry Bajraktarin. Kjo ceremoni është mbajtur në Prishtinë në selinë e Kryeministrisë së Kosovës, njofton Botapress. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook. ” Ne kemi qenë më fat që njerëz si Harry Bajraktari, kauzën e Kosovës e kanë promovuar dhe mbrojtur në mënyrën më të mirë dhe falë tyre, e drejta e Kosovës u dëgjua. Është gjithmonë kënaqësi takimi me të, si sot, që folëm për shumë procese të rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. Harry Bajraktarin e nderova me Medaljen e Skenderbeut për angazhimin e pashoq, për shqiptarët! RH