.
×

Kryeministri çek i thotë presidentit Zeman: “Do të merremi me Kosovën”



Kryeministri çek, Andrej Babish dëshiron të adresojë çështjen e njohjes së Kosovës me ministrin e Jashtëm, Tomas Petriçek dhe atë të Brendshëm, Jana Hamaçek.

Kreu i ekzekutivit të Çekisë e tha këtë pas takimit që pati mbrëmë me presidentin Milosh Zeman. Ky u fundit deklaroi javën e kaluar në Beograd se do të shqyrtonte mundësitë nëse njohja e Kosovës mund të revokohej.

Takimi i rregullt i Babish dhe Zeman zgjati rreth një orë e gjysmë.

Dy politikanët diskutuan të hënën buxhetin e shtetit të miratuar dhe politikën e jashtme, shkruan portal çek, Novinky, transmeton Klan Kosova.

“Presidenti po i referohet rezolutës së Dhomës së Deputetëve nën qeverinë e Topolanek që të mos e njihte Kosovën. Ne do t’i drejtohemi kësaj në një takim koordinues për politikën e jashtme”, shtoi Babish.

I pyetur nëse ka ndryshim qëndrimi rreth njohjes së Kosovës, ai u përgjigj, “Unë nuk po e them këtë. E diskutova këtë me Presidentin. Presidenti thotë se qëndrimi ynë ishte i tillë në atë kohë për faktin se ishim në NATO për dy javë, se ishte një vendim politik, por që mendimi i tij për njohjen e Kosovës është negativ”, theksoi më tutje ai.