.
×

‘Kryeministër z.Ramush Haradinaj shikoje ketë Çlirimtarin Malush Gashin ‘



Shkruan:Hysni Gashi

 

Malush Gashi ishte ushtar i UÇK-së i Brigades 121 Kumanova njeri nder ushtaret me të suksesshëm që mori pjesë ne Grykë të Llapushnikut dhe ne shumë beteja të tjera.

 

Si pasoj e luftës Çlirimtare ballafaqohet me shëndetin e vështir me vite të tera dhe me kushte shumë të dobëta financiare ekonomike, djemtë i shkolloj me munde , sakrifica  dhe kushte të vështira, dhe tani  me fakultet i bredhin rrugëve.

 

Ndërsa kabinetin e ke bere me të madh se të Kinës me tulifar kulleri dhe kullere , ndërsa djem të tij nuk pat vend kund në kabinet dhe ne ketë shtet. Keni  ndare mjete për shërimin e Bujar Bukoshit që ishte kundër luftës dhe që ka biznese dhe miliona, ndërsa luftëtari i UÇK-se mbetet nën mëshirën e fatit.

 

Por nuk është i vetëm ky çlirimtar i cili vuan këto pasoja të moskujdesesh institucionale, por çlirimtare të tjerë kanë bëre edhe vetëvrasje nga kushtet e vështira ekonomike dhe shëndeti i ligë.

 

Kryeministër askush ma mirë së tij nuk e ndien dhembjen për humbjen e më të dashurve por ju lutem Zvogëloni pak kabinetin tuaj, hapni vende pune për çlirimtaret dhe familjet e tyre dhe kthejeni kokën nga kjo kategori e përvuajtur që ka dhënë aq shumë për shtetin dhe kombin.

 

Kryeministër, çlirimtaret po vdesin nga moskujdesi dhe aq më keq po vdesin të zhgënjyer kur një qeveri e përberë prej çlirimtaresh nuk përkujdeset aspak për ta. A nuk është marre që kjo kategori të mbetet e tillë pikërisht nga ju kryeministër?!