[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Krizë në koalicionin VV-LDK, ende pa i mbushur një muaj!



Botapress, 28 Shkurt – Ende nuk janë bërë një muaj të bashkëqeverisjes VV-LDK dhe në horizont duken vranësirat e para të përkeqësimit të raporteve mes këtyre dy partive politike. Arsyeja kryesore del të jetë taksa dhe presioni amerikan, shkruan Botapress.

E enjta ishte dita më dramatike jo vetëm për Kosovën e Albin Kurtin si kryeministër por edhe për raportet mes LDK-së e VV-së. Kryeministri Kurti doli në konferencë shtypi pa zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti, ndërkaq ky i fundit i bëri me dije kryeministrit, përmes një postimi në Facebook se “Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE”.

Në ndërkohë po ditën e djeshme u shty pa dhënë asnjë arsyetim, mbledhja e paraparë e Qeverisë së Kosovës për orën 16h. Ndërkaq sot, në ora 12 duket se do të jetë “tepër nxehtë” në Kabinetin qeveritar të Kurtit. Kjo për faktin se LDK nuk do heqje të pjesshme të taksës për faktion se SHBA-të janë kundër një vendimi të tillë të kryeministrit Kurti ndërkaq përkeqësimi i marrëdhënieve me SHBA-të është në kundërshtim të plotë me programin politik të LDK-së.

Në mbledhjen e sotme do të dihet se a do të hjiqet 100% taksa dhe a do të mbijetojë koalicioni qeverisës VV-LDK./Botapress

Menu Title