.
×

Kriss Jenner zbulon arsyen pse Kylie shiti 51% të biznesit të saj të kozmetikës



51% e aksioneve të biznesit të kozmetikës së Kylie Jenner, janë tashmë më zotërim të “Coty”. Kjo kompani kontrollon gjithashtu “Gucci Beauty”, “Burberry” dhe “Miu Miu” në kategoritë e parfumeve dhe makijazheve.

Shitja me vlerë 600 milionë dollarë është rruga e vetme për zgjerimin e “Kylie Cosmetics”. Mamaja e 22-vjeçares, Kriss Jenner, shpjegoi gjithashtu arsyen e këtij vendimi të së bijës në një intervistë me Squawk Box CNBC.

“Dje ishte një ditë me të vërtetë e madhe për Kylie-n dhe ekipin tonë të “Kylie Cosmetics”. Ishte me të vërtetë një moment për të cilin familja jonë ishte krenare.

Unë mendoj se qëllimi është ta shndërrojmë biznesin ekzistues të bukurisë së Kylie-t në një markë globale. Ky është vizioni. Ne vendosëm të partnerizohemi me “Coty” sepse ata ndajnë të njëjtin vizion si ne për ndërtimin e kësaj gjëje të madhe. Ne ëndërrojmë gjëra të mëdha dhe kjo është diçka për të cilën jemi të entuziazmuar.

Kylie ndihet sikur ky është vendi të cilit i përket. Ky është pasioni i saj dhe ajo dëshiron vërtet të përdorë anën e saj krijuese për të zhvilluar markën e saj. Dhe kjo është ajo që Kylie dëshiron të bëjë për pjesën tjetër të jetës së saj. Kylie flet për të gjithë kohën. Njëzet vite nga tani ajo e sheh veten duke bërë këtë dhe mbase duke ia lënë këtë perandori trashëgimi vajzës së saj, Stormi.”- u shpreh Kriss.