[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Krenohet Vetëvedosje: Vetëm ne mund ta ndalim Demarkacionin!



Botapress, 28 shkurt – Në Lëvizjen “Vetëvendosje” janë të bindur se ata janë të vetmit që mund ta zgjidhin çështjen e demarkacionit.

Sipas tyre, qeverisja LDK-PDK-“Srpska” nuk ka bërë asgjë tjetër, pos që ka thelluar krizën e qytetarëve. “Krijimi i Qeverisë PDK-LDK-“Srpska” nuk ka mundur të prodhojë tjetër rezultat vetëm se thellim të izolimit, varfërimit, krimit, korrupsionit dhe krizave të njëpasnjëshme politike”, ka thënë anëtari i kryesisë, Belgzim Kamberi.

Sipas tij, Kosova nuk ka përmbushur as kushtin tjetër që është luftimi i krimit dhe korrupsionit. “Kusht për liberalizimin e vizave është para së gjithash luftimi i korrupsionit dhe i krimit, që siç dihet nuk është përmbushur.

Vetëm një qeveri e re e drejtuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” mund ta zgjidhë çështjen e demarkacionit me një marrëveshje të re, si dhe me rezultate konkrete në luftimin e krimit dhe korrupsionit, siç e ka dëshmuar me qeverisjen e saj në komunën e Prishtinës”, ka përfunduar Kamberi, shkruan Zëri.

Menu Title