.
×

“Kreativiteti” i Thaçit që eliminoi Haradinajn



Dialogu me Serbinë përplasë Thaçin e Kurtin. Në debat mungojnë Haradinaj e Ahmeti.

Raportet e tyre nuk janë aspak të mira. E kjo u pa edhe në konferencën për dialogun, ku Thaçi e Kurti nuk u përshëndeten.

Madje Presidenti Thaçi e injoroi liderin e VV-së, gjatë kohës sa ata qëndruan bashkë në të njëjtin panel.Thaçi e Kurti, bashkë me shumë liderë politikë të vendit morën pjesë konferencën “Finalja e Madhe” të organizuar nga RIDEA.

Presidenti Thaçi edhe një herë shprehu qëndrimin e tij për një marrëveshje të shpejtë me Serbinë. “Ne duam që njëherë e përgjithmonë ta qartësojmë marrëdhënien mes dy shteteve. U bënë 20 vjet nga përfundimi i luftës, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur marrëveshje të mirëfilltë që do të bënte paqe”.

E i ashpër me Presidentin Thaçi ishte lideri i VV-së, Albin Kurti. ,Ai tha se askush nuk ka të drejtë të falë tokën e Kosovës.

“As dëshmorët në varre nuk kanë të drejt të falin tokë…”. Por, ky fjalim i të parit të Lëvizjes Vetëvendosje, duket se nuk i pëlqeu Presidentit Thaçi.  E nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pati një kërkesë për pushtetin.

“Ju lus që partitë në Qeveri të mbyllen në zyret e tyre dhe ta mbyllin zhurmën politike të tyre sepse nuk munden me ardhur me 6 opsione”. Në konferencë nuk u la pa u përmendur edhe korrigjimi i kufijve, të cilën sipas sondazhit të RIDEA-s e përkrahin 30% e popullatës së Kosovës.

Një lider i serbëve të Kosovës, kishte një pyetje për Presidentin. Ideja e kujt është korrigjimi i kufijve? I shkurtër në përgjigjën e tij ishte presidenti i Kosovës. “Këtë ide e kam marrë nga Presidenti Rugova, Nexhat Daci e Lutfi Haziri…”.

Pasi dha përgjigjet që kishte, presidenti u largua nga konferenca. Por aty la dokumentet të cilat siç duket, pos tjerash i shërbyen presidentit për ta shprehur kreativitetin e tij.

Përmes ‘artit” të tij, presidenti shfaqi edhe mllefin që ka me kundërshtarin më të madh të korrigjimit të kufijve, pas Albin Kurtit. Politika kosovare është e ndarë sa i përket mënyrës se si duhet gjindet zgjidhja rreth dialogut me Serbinë; ka shumë ide – njejtë si këto shigjeta të presidentit. Kurse situata aktuale politike në vend përshkruhet më së miri nga ky punim i presidentit i realizuar nga Thaçi, në kohën kur po diskutohej për një zgjidhje ideale që t’i relaksonte raportet Kosovë-Serbi.