Deputeti i PDK’së, Memli Krasniqi, ka drejtuar akuza në drejtim të qeverisë së kaluar në menaxhimin e situatës në pandeminë Covid-19.
Derisa, deputetët e Vetëvendosjes po tregonin për menaxhimin me vend të ministrisë që udhëqehën ata, Krasniqi i PDK’së ka kërkuar nga ta të mos flasin fjalë të mira për Naser Ramadanin, pasiqë janë pikërisht të njëjetit që e shkarkuan.
“Masi jemi të instituti, pse spo iu vjen keq me e përmend Naser Ramadanin, ju e keni shkarku Naser Ramadanin nga bordi i SHSKUK-së. Mos dilni ktu tash me livdu njerin. Në bordin ku ka qenë kryesues, në bordin ku e ka ba kryesues një ish-ministër i PDK-së. Qysh ja keni nis me shkarku ju, e kishit shkarku edhe nga IKSHP. Qysh bre s’ka pasë maska? 60 mijë maska i keni pas në SHSKUK. Çka ju ka vyjt Vitisë dhe ministrisë së tina me ble hala. Me i favorizu bizneset ku ka punu ma herët a? Mos u boni argat, dhe mos rrezikoni”, ka thënë Krasniqi.
Në fund, Krasniqi ia ka përmendur Vetëvendosjes edhe dy verdiktet e Gjykatës Kushtetuese.