.
×

Krasniqi krenar me prejardhjen: Godas me zemër kuq e zi



Boksieri i mirënjohur kosovar, Haxhi Krasniqi, në një intervistës ekskluzive për tetova1, ka ripërsëritur atdhe dashurinë, duke u treguar edhe një herë krenar për prejardhjen.

Krasniqi edhe pse ka filluar karrierën në Gjermani, ka deklaruar se ai gjatë luftërave godet dhe lufton kuq e zi.

“Karriera ime ka filluar dhe do të përfundojë në Gjermani. Këtu më është dhënë kjo mundësi, këtu janë kushtet dhe menaxhimi shumë më i mirë. Gjithsesi, unë kudo që jam, në Kosovë dhe Shqipëri përsëri me zemër godas dhe luftoj kuq e zi.”

“Kosova dhe Shqipëria nuk i kanë kushtet, fuqinë dhe as menaxhimin që të boksoj aty ku dua unë, me atë që kam ëndërr unë , prandaj vetëm këtu mund të realizohet gjithçka. Por çdo trofe që do të fitoj, do t’ia kushtoj popullit tim. Shpresoj të bëhem kampion bote dhe atë titull ta festoj në trojet e mia”, deklaroi Krasniqi.