.
×

KQZ: Procesi i rinumërimit do të përfundoj të dielën



 

Botapress 21 Nëntor – Zëdhënësi për medie nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se sipas rinumërimit që është duke u bërë, besohet se të dielën mund të përfundoj i gjithë ky proces.

Ai tha se paraprakisht ka qenë e menduar se deri në fillimin e javës së ardhshme mund të përfundoj ky proces, por tani gjasat janë reale që të dielën të përfundon rinumërimi i 1400 vendvotimeve.“

Po besojmë se më shpejt sesa kemi planifikuar po arrijmë ta përfundojmë rinumërimin. Ka qenë e planifikuar që deri të hënën të përfundojë i gjithë ky proces dhe sot mund të themi se gjasat janë shumë reale që edhe të dielën të përmbyllet rinumërimi i më shumë se 1400 vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i”, tha Elezi.

“Duke qenë se kanë mbetur për t’u rinumëruar 438 vendvotime pasi deri të mërkurën në mesnatë janë rinumëruar 969 vendvotime apo 68.87%, po besojmë se procesi i rinumërimit mund të përmbyllet një ditë më herët, të dielën”, shtoi ai për GazetaBlic.Ai njoftoi se pas vendimit të PZAP-së, procesi i rinumërimit ka filluar më 13 nëntor.“Procesi i rinumërimit ka filluar pasditen e 13 nëntorit dhe brenda 7.5 ditësh mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune, nga ora 8 e mëngjesit deri në mesnatë, është rreth 130 vendvotime”, shtoi Elezi.