.
×

KQZ merr vendim se a do të pranohen votat në Runik të Skenderajt



Botapress 30 Tetor – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur qe vendvotimi në Runik të Skenderajt të numërohet si i rregullt.Pra votat për subjektet politike do të procedohen në bazën e të dhënave përfundimtare.

Kishte dy rekomandime nga Burim Ahmetaj i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që për njërin duhet të vendoste KQZ.

Anëtarët e KQZ-së votuan që kutitë të numërohen të rregullta.Në këtë vendvotim në fund të procesit kanë munguar 450 fletvotime ku KQZ i ka bërë thirrje organeve të hetuesisë që ta hetojnë rastin.