.
×

KQZ: Edhe 35.5 për qind të votave kanë mbetur për rinumërim



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se edhe 35.5 për qind të votave kanë mbetur për rinumërim. Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë se veç sot janë rinumëruar 63 vendvotime.

‘’Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, sipas vendimit të PZAP-it. Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për t’u rinumëruar apo 35.82%’’.

Ndryshe pritet që Komisioni Qendror Zgjedhor të bëjë certifikimin e rezultateve të gjashtë tetorit pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat ka vendosur PZAP dhe pas njoftimit për vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që i shfaqën subjektet politike.

Deri të hënën e ardhshme pritet që të përmbyllet procesi i rinumërimit të 130 vendvotimeve.