.
×

KQZ certifikon 3 parti politike dhe një Iniciativë Qytetare



Tri parti politike dhe një iniciativë qytetare janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 18 janar në komunën e Graçanicës.

Betim Gjoshi, anëtar i komisionit të KQZ-së, tha se janë në përfundim përgatitjet për zgjedhjet e 18 janarit. Sipas tij, në këto zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Graçanicës garojnë iniciativa qytetare Gragjanksa Iniciativa Srpska, Nova Partija Kosova, Progresivna Demokratska Stranka dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se nesër do të hidhet shorti i këtyre subjekteve për radhitje në listat zgjedhore.