.
×

KQZ bëhet gati për balotazhin e së dielës



 

Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi gjatë mbledhjes së sotme të KQZ ka paraqitur  një raport të ecurisë së përgatitjeve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar që do të mbahet më 19 nëntor

 

Ai bëri të ditur se është duke vazhduar operacioni jashtë Kosovës, ku kanë të drejtë vote 6 mijë e 847 votues.

 

Halimi njoftoi edhe lidhur me përgatitjet që janë duke u bërë që Personave me Nevoja dhe Rrethana të Veçanta t’u mundësohet të votojnë përmes ekipeve mobile lëvizëse në Ditën e Zgjedhjeve. Numri i përgjithshëm i votuesve nga kjo kategori është: 2 mijë e 16 votues.

 

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ miratoi planin për balotazhin si dhe emëroi Këshillat e Vendvotimit në komunën e Parteshit ku do të mbahet rivotimi për kryetar komune në të njëjtën ditë, transmeton Klan Kosova.