[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kpp Ahmet Hoxha shpallet kampion pranveror i superligës së Kosovës



 

Të shtunën në Pallatin e Rinisë, në sallën e pingpongut, u zhvilluan xhiroja e fundit për sezonin pranveror të garave ekipore të Superligës dhe Ligës së parë të Kosovës në Pingpong.

 

Siç është pritur derbi i kësaj jave ishte ndeshje ndërmjet Prishtinës dhe Lidhjes së Prizrenit, të gjitha duelet ishin të barabarta, por në fund dominoj përvoja e Prishtinasve që fituan këtë derbi me 4:1. Edhe ndeshjet tjera ishin të baraspeshuara, por favoritët nuk lejuan befasi. kështu që Kpp Ahmet Hoxha shpallet kampion pranveror i superligës së Kosovës pa asnjë humbje.

 

Në ligën e parë u zhvillua vetëm një ndeshje, pasi disa klube nuk kishin ardhur për të zhvilluar ndeshjet, kështu që ndeshjet u mbyllen me rezultat zyrtar. Elting Kosova dhe Sharri i prijnë ranglistës së Ligës së parë.

 

Menu Title