.
×

Kourtney ekspozon më shumë nga sa duhet dhe i dashuri e turpëron para të gjithëve



 

Motrat Kardashian-Jenner njihen për ekspozimin e tepërt të formave trupore.

Më e madhja prej tyre, Kourtney është paksa më e rezervuar me fotot që publikon, në krahasim me motrat e saj, të cilat gjithmonë mundohen në nxjerrin në pah format. Por së fundmi, edhe Kourtney na ka surprizuar.

39-vjeçarja ka publikuar një foto me rroba banje, ku në pah ka vendosur vithet. Por ai që nuk pritej ishte komenti i të dashurit të saj, Younes Bendjima.

Me sa duket, 25-vjeçarit nuk i ka pëlqyer aspak kjo foto dhe ka bërë komentin për të cilin më pas është penduar dhe e ka fshirë (ose mund t`ia ketë fshirë vet Kourtney).

“Këtë duhet të tregosh në mënyrë që të marrësh pëlqime,” –i ka drejtuar ai një pyetje retorike.