[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosovës i shtohen edhe 1500 specializantë



Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media tregoi se Kosovës iu shtuan edhe 1500 specializantë.Zemaj tha se numrin me 400 mjekë e shtoi Kryeministri e pastaj ku numër shkoi në 1500, transmeton Botapress.info

Ai deklaroi se këta mjekë do futne menjëherë në luftën kundër Covid-19.

“Sot Kosovës i shtohen edhe 1500 specializantë, punuam për zgjidhjen e problemeve me specializantë, problem ky qe 5 vite tani më. Kryeministri vendosi që në procesin e specializantëve të shtohen edhe 400 mjekë çka e qoi numrin në 1500. Këta specializantë do futen menjëherë në luftë me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë tani më do hapë konkurs për specializantë për çdo vit, qe 5 vite nuk u hap konkurs çka ua pamundësoi mjekëve punësimin e ky konkurs u jep mundësinë mjekëve që të mos ikin nga Kosova“, deklaroi Zemaj.

Menu Title