.
×

Kosovën sapo e njohu ky shtet!



Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar për një njohje të re në llogarin e tij në Facebook/

 

“Edhe një lajm i mirë për shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e saj në arenën ndërkombëtare. Përkundër përpjekjeve dëshpëruese tê fqinjit tonë verior, Republika e Kosovës po vazhdon të shënojë suksese.

 

Lajmi i mirë vjen nga Gambia, e përfolur dhe e shënjestruar nga kundërshtarët tanë. Marëdhëniet diplomatike me këtë shtet do ti vendosim brenda pak ditësh duke e akredituar edhe ambasadorin tonë jo rezident në këtë shtet. Falenderim i madh për presidentin, qeverinë dhe popullin e Gambias”, ka shkruar ne facebook.

Fotografia e Behgjet Pacolli