[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosovarja që synon të bëhet deputete e Zvicrës



Kosovare Rrustemi nga Zhegra e Gjilanit është kandidate për deputete në Asamblenë e Kantonit të Solothurnit të Zvicrës, në zgjedhjet e 12 marsit, njofton Klan Kosova.

Ajo në Zvicër jeton që nga viti 1993 ndërkaq në 2016-ën është bërë anëtare e Partisë Sociale, me të cilin edhe garon për deputete.

Rrustemi aktualisht është asambleiste në komunën e Derendigenit, ndërkaq ka treguar për Klan Kosova se synon një vend si deputete në Kantonit të Solothurnit për siç tha të arrijë diçka në fushën e arsimit dhe të drejtat e barabarta te shqiptarët por edhe të gjitha komunitetet që jetojnë atje.

Kosovarja është e para shqiptare që garon për deputete në Kantonin e Solothurnit dhe për ta arritur këtë asaj i duhen 4 mijë vota.

Rrustemi pretë që numri i Partisë Sociale 4 dhe i saj si kandidate për deputet që është 18, të votohet jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga zviceranët.

Para se të hyjë në politikë, ajo ka qenë drejtuese e organizatës Terre des Hommes e cila merret me fëmijët, e cila ka degë edhe në Kosovë.

 

Menu Title