.
×

Kosovari e godet qëllimshëm me veturë një egjiptian



Një kosovar është arrestuar pasditen e djeshme në Pejë nga Policia e Kosovës. Policia njofton se ai e ka goditur qëllimisht me veturë një egjiptian.

Njoftimi i policisë:

LENDIM I RENDE TRUPOR

Peje 05.11.2019-15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti për shkaqe te panjohura qëllimisht me veture ka goditur viktimën mashkull K-Egjiptian. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.