.
×

Kosova vijon stërvitjen, te grupi ka optimizëm



Kosova mësoi se nuk do të mund të luajë miqësoren e radhës, e programuar ndaj Bregut të Fildishtë, ndërsa skuadra ka vijuar stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Bernard Challandes.

 

Krahas punës në fushë, skuadra ka bërë edhe një analizë të shkurtër, por edhe stërvitje në palestër, ndërsa te lojtarët mbizotëron një fryjmë optimiste. Mbrojtësi Amir Rrahmani vlerëson këto përgatitje, ndërsa evidenton faktin se falë punës së mirë, është përmirësuar ndjeshëm edhe faza mbrojtëse.

 

“Stërvitja ka shkuar shumë mirë, edhe në sallën e forcës, ndërsa falë punës si ekip, jemi përmirësuar ndjeshëm në fazën mbrojtëse. Fryt i kësaj situate është edhe puna e mirë e bërë nga trajneri Albert Bunjaku, që arriti të bëjë bashkë një grup të shkëlqyer futbollistësh”, deklaroi Amir Rrahmani.

 

Edhe Edon Zhegrova vlerësoi punën në stërvitje, ndërsa shprehu gatishmërinë për të dhënë gjithmonë maksimumin për përfaqësuesen e Kosovës. Në të njëjtën linjë me dy të parët, u shfaq edhe Fidan Aliti, mbrojtësi i Kosovës dhe Skënderbeut në Kategorinë Superiore.