.
×

Kosova vend ‘transit’ i terrorizmit



Komisioni i përbashkët saudit i ndihmave për Kosovë e Çeçeni (SJRC), dyshohet se ka bartur 74 milionë dollarë për persona të përfshirë në terrorizëm.

Dhjetëra organizata “humanitare” në Kosovë ose janë degë të organizatave terroriste, sipas raporteve ndërkombëtare, që kanë shfrytëzuar varfërinë në Kosovë, përveçse për të përhapur terrorizmin, edhe për shpërlaje parash, shkruan sot Koha Ditore.

Dyshimet e para për shpëlarje të parave nga këto organizata janë adresuar në Departamentin Bankar të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një raport të përgatitur nga eksperti i jashtëm për financimin e terrorizmit në këtë Departament, Jean Charls Brisard, thuhet se është e dyshimtë mënyra sesi i janë bartur 74 milionë euro organizatës e cila veprimtarinë e saj e ka filluar që të “ndihmojë” Kosovën.

Edhe emri i organizatës i dedikohet ndihmës për Kosovën. Komisioni i përbashkët saudit i ndihmave për Kosovë dhe Çeçeni (SJRC), dyshohet se ka bartur 74 milionë dollarë për persona të përfshirë në terrorizëm.

Fjalë kyçe: ,