.
×

Kosova, vend i vogël me lojtarë të mëdhenj



Atdhe Nuhiu ndihet krenar që është nga Kosova, shkruan sot gazeta Zëri.

 

Futbollisti i Sheffield Wednesdayt e ka përshkruar vendin e tij si të vogël, por me lojtarë të mëdhenj.

 

“Ne jemi njerëz krenarë të një vendi të vogël. Mirëpo, kemi shumë lojtarë të njohur në mbarë botën, si Xhaka e Shaqiri, të cilët janë lojtarë të klasit botëror nga Kosova”, deklaroi fillimisht sulmuesi shtatgjatë për mediet angleze.

 

Ndërkohë, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ndihet i zhgënjyer që nuk ia doli të shënonte për ekipin e tij në ndeshjen e FA Cup, që do të ishte historike për të.

 

 

Image

 

“Sot ishte 10-vjetori i Kosovës. Kjo është një gjë e madhe për ne”, ka shtuar Nuhiu të shtunën.

 

“Kosova u bë shtet i ri më 17 shkurt 2008 dhe atje është një festë e madhe. Në Prishtinë do të performojë Rita Ora për herë të parë. Fatkeqësisht unë nuk munda të shënoja që ta bëja këtë festë edhe më të mirë, por ishte një paraqitje e mirë. Tash do të shkoj në shtëpi të shikoj futboll dhe të festoj për Pavarësi”, ka përfunduar Nuhiu, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme këtë vit. /Zëri/