[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Kosova të gjykojë kriminelët, qofshin serbë apo shqiptarë”



I pari i shtetit ka ka deklaruar se të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë, pa dallim përkatësie etnike, duhet të dalin para drejtësisë.

Presidenti Hashim Thaci, në konferencën vjetore të Prokurorëev të Shtetit, ka thënë se duhet trajtim i barabartë, i pandikuar, për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës dhe në Kosovën e pasluftës.

Ai, duke premtuar mbështetjen e shtetit për prokurorët, ka deklaruar se të gjithë ata që kanë kryer krime, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, duhet të vihen para gjyqit, njofton Klan Kosova.

“Ata njerëz që kanë kryer krimet në Izbicë nuk janë larg. Por kërkoj trajtim të barabartë. Edhe për krimet e kryera ndaj serbëve në Kosovë. Unë kërkoj që të punojmë të gjithë dhe mbështetjen do ta keni. Kështu do të fitojë drejtësia, e vërteta dhe do të ndodhë pajtimi ndëretnik në Kosovë”.

“E di se këto nuk janë populiste, por janë vendime dhe është kjo qasje më e drejtë e mundshme. Të jeni të bindur që do ta keni mbështetjen e plotë të shtetit dhe të autoriteteve ndërkombëtare. Drejtësia nuk duhet në asnjë moment të ndikohet nga emocionet e politikës ditore, apo nga përkatësia etnike”.

Menu Title