.
×

Kosova sërish shkas për protesta në Beograd

Ultranacionalistë serbë u mblodhën në Beograd në shenjë proteste ndaj një festivali të njohur që promovon kulturën shqiptare të Kosovës.

Ngjarja erdhi vetëm një ditë pasi Serbia vuri në gatishmëri ushtrinë, pas arrestimit të 19 personave në një operacion kundër krimit në rajonin verior të Kosovës, një zonë ku dominon popullsia serbe.

Qëllimi i festivalit është t’i japë fund grindjeve mes komuniteteve serbe e shqiptare përmes filmit, debatit dhe ekspozitave. Me fillesat e tij në vitin 2014, festivali është titulluar “Mirëdita, dobar dan”.

“Festivali kërkon të japë një mesazh të qartë, që barrierat dhe pengesat ekzistuese duhen hequr, e jo më të krijojmë të reja”, thonë organizatorët.

Forca të shumta policie krijuan një perimetër sigurie përgjatë vendit ku mbahej festivali, në një qendër kulturore në Beograd. Protestuesit thirrën “Kosova është Serbi” dhe “Nuk do ta falim Kosovën”, përpara se të përplaseshin me policinë.

Tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve vijojnë ende në Ballkan, edhe pas fundit të luftës së fundviteve ’90. Në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë e njohur nga mbi 100 vende të Kombeve të Bashkuara, megjithatë Beogradi ende nuk e ka njohur zyrtarisht.

Serbia, e cila ka fituar statusin e vendit kandidat për në BE që prej vitit 2012, synon anëtarësimin në bllok, e për ta bërë këtë duhet hequr dorë nga qëndrimet ultranacionaliste dhe duhen normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën.

Të hënën, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha para Parlamentit se Serbia duhet të pranojë që e ka humbur Kosovën. Festivali “Mirëdita, dobar dan” do të zgjasë deri të shtunën dhe organizohet nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Beograd.