[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosova reagon pas marrëveshjes Izrael -EBA të ndërmjetësuar nga SHBA



Kryediplomatja e Kosovës Meliza Haradinaj ka bërë një reagim rreth marrëveshjes së djeshme duke e quajtuar historike. Ministrja e Jashtme ka kërkuar që edhe Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje përfundimtare, të ndërmjetësuar po ashtu nga amerikanët.

Dje Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë me dije se i kanë bindur Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që të arrijnë ujdi për normalizim marrëdhëniesh.

Nga pala kosovare ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj -Stublla.

“Përshëndesim marrëveshjen historike për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të ndërmjetësuar nga Presidenti Trump”, ka thënë Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës.

Kryediplomatja e Kosovës ka thënë se kjo marrëveshje trepalëshe është hap i madh përpara për krijimin e energjive të reja që do të sjellin ndryshime të mëdha në proceset e paqëbërjes dhe zhvillimit në Lindjen e Mesme.

“Marrëveshja historike e arritur nën ndërmjetësimin dhe lidershipin amerikan është dëshmi e fuqishme e përkushtimit të liderëve të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për paqe dhe zhvillim”, ka thënë Ministrja Haradinaj – Stublla, duke shtuar se edhe marrëveshja përfundimatre Kosovë – Serbi duhet të arrihet sa më parë, me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

Menu Title