[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosova i jep dhe 200 mijë euro shtesë për Shqipërinë



Në Bruksel po mbahet seanca e dytë e Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë për procesin e rindërtimit.Në këtë konferencë Kosovën po e përfaqëson ministri i Financave, Besnik Bislimi.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë ndihmën në fusha të ndryshme, ndërsa u zotua se do t’i japin Shqipërisë 200 mijë euro.
Sipas ministrisë këto mjete i shtohen ndihmës financiare prej 500 mijë euro që Qeveria e Kosovës kishte ofruar menjëherë pas termetit.

Deri më tani për Shqipërinë janë ndarë 1.5 miliardë euro.

Menu Title