.
×

Kosnett thirrje qytetarëve: Lajmëroni autoritetet nëse vëreni dukuri të dyshimtë apo blerje të votave



Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të raportojnë tek autoritetet çdo parregullsi që mund të cenojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ai ka thënë se qytetarët në rast se vërejnë ndonjë akt kërcënimit apo edhe dukurinë e blerjes së votave të raportojnë tek organet kompetente.“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme varen nga individë, si dhe gjithashtu nga organizatat. Monitorimi i zgjedhjeve ndihmon për t’u siguruar se ato do të jenë të lira.

Nëse ju si qytetar shihni ndonjë akt kërcënimi, blerje votash ose ndonjë shkelje tjetër, mund t’i raportoni ato tek autoritetet”, ka shkruar Kosnett në profilin e tij zyrtar në twitter.

Ky reagim i Kosnett vjen dy ditë pas fillimit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen më 6 tetor.Për të siguruar rregullshmërinë e procesit zgjedhor, janë angazhuar edhe një numër i madh prokurorësh kosovarë dhe gjithashtu edhe vëzhgues të huaj nga Bashkimi Evropian.