.
×

Kosnett reagon për dorëheqjen e Haradinajt: Do t’ju vëzhgojmë si do të zgjidhet situata



Botapress 26 Korrik – Kosova për herë të parë pas pavarësisë po përballet me aktin e dorëheqjes së një kryeministri. Akti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt tashmë ka ngritur diskutime të shumta rretha saj se si do të duhet të procedohet tutje për krijimin e institucioneve të reja.

Partitë politike kanë bërë thirrje që Presidenti në përputhje me detyrimet e tij dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës të thërras partitë politike për të caktuar datën e re të zgjedhjeve.

E gjithë këto zhvillime nuk kanë pasur se si të mos bien në syrin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Në një reagim në faqen zyrtare ata kanë thënë se do ta përcjellin për nga afër se si do të zgjidhet kjo situatë, duke  specifikuar respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Duke vëzhguar me vëmendje se si Kosova ballafaqohet për herë të parë me dorëheqjen e një kryeministri. Si do të trajtohet kjo çështje, do të tregojë forcën e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për t’iu përmbajtur Kushtetutës dhe ligjeve”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Ambasada amerikanë që drejtohet nga Philip Kosnett.

Para pak minutash ndërkohë ka përfunduar mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka obliguar Zyrën Ligjore të Kryeministrisë që t’i drejtohet me një pyetje Gjykatës Kushtetuese rreth asaj se a ka të drejtë të thërras mbledhje të Qeverisë, edhe psë ka dhënë dorëheqje.

Ndërkohë në një konferencë për  media pas mbledhjes, ka thënë se presidenti Thaçi e ka shumë të lehtë që të veprojë.

Sipas Haradinajt atij i duhen vetëm pesë minuta kohë për t’u dakorduar me partitë politike për datën e zgjedhjeve, pasi një gjë të tillë e kanë kërkuar të gjitha, përfshirë edhe partnerët e koalicionit me të cilët ka bashkë qeverisur.

Presidenti i vendit dje ka marrë vendim që nga java e ardhshme të fillojë konsultimet me partitë dhe koalicionet politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja