.
×

Kosnett në Graçanicë: Unë personalisht po e ndjek këtë proces



Kosnett në Graçanicë: Unë personalisht po e ndjek këtë process. Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka shkuar në Graçanicë që ta vëzhgojë nga afër mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndërsa tha se do të vizitojë edhe Prizrenin.

Kosnett është deklaruar shkurt, duke bërë të ditur edhe shumë ekipe të Ambasadës Amerikane që janë në terren dhe po përcjellin nga afër gjithë procesin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Ambasada Amerikane ka më shumë se 30 ekipe në gjithë Kosovën që po i viziton Qendrat e Votimit. Unë personalisht po i vizitoj Qendrat e Votimit në Prishtinë, Graçanicë dhe Prizren”, tha ai.

Ambasadori Amerikan në Kosovë ka paralajmëruar se, pas Graçanicës, do të shkojë në Prizren. Kujtojmë se Kosnett më herët u ka bërë thirrje kosovarëve që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për një të ardhme më të mirë të vendit të tyre.