[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Koronavirusi i bënë bashkë pozitë e opozitë



Në takimin e komisionit të shëndetësisë, Uran Ismaili tregoi që komisioni parlamentar është në përkrahje të ministrisë për të siguruar buxhet për mbrojtje nga koronavirusin.

Ismaili tha se mungesa e miratimit të buxhetit mund të shkaktoj vonesa në plotësimin e kërkesave tepër të rëndësishme të profesionstëve shëndetësor.Investimet që po kërkohen nga profesionistët shëndetesor duhet të përkrahen me cdo kusht.

“Jemi në një pikë ku nuk kemi kohë për të pritur dhe se çdo ditë duhet të merren veprime që mobilizojnë stafin shëndetësor”tha Ismaili.

Gjithashtu Ismaili theksoi që mbrojtja e punëtorëve shëndetësor duhet të jetë prioriet kryesor. Ai tha se kërkesat për investime që ministria ka marrë nga profesionistët shëndetësor, duhet të mbulohen.Për më tepër, ish ministri Ismaili tha se duhet të shikohen të gjitha opsionet se ku mund të blehen barnat bashkë. Këtu duhet të kërkohet ndihmë edhe nga partnerët ndërkombetar.

Prioritet tjetër duhet të jetë fuqizimi sa me i madh i pikave kufitare pasiqë të infektuarit vijnë nga jashtë.Ai tha se duhet të konsiderohet edhe distanca sociale mes popullatës, në vendet ku janë shumë të populluara, duhet të kontrollohen.

“Është më mirë të përgatitemi tani, komisioni parlamentar do të ju përkrah. Nëse ju duhet zëri jonë për rritje të buxhetit, ne do të ju ofrojmë ndihmën tonë” tha ai.

Menu Title