[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike tani edhe “njohës i gjuhësisë”, sot shpjegon fjalën “vjeshtë”



Emërimi i Zafir Berishës si Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike ngjalli shumë reagime, mirëpo ai e mori me shumë sportivitet. Por tani “Zafa” krahas profesionit, po merret edhe me leksikologjinë, studimin e fjalëve të gjuhës shqipe.

Në llogarinë e tij në Facebook, vërehet se në disa fotografi shkruan si mbishkrim kuptimin e fjalëve.

Këtë të diel, Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike ka vendosur ta kalojë në Billushë, ku për sot na njofton më shumë me fjalën “Vjeshtë”.

Sipas “njohësit të njohur”, fjala vjeshtë vjen nga fjala e lashtë “etruske autu”, që brenda saj ka konotacion të kalimit të një stine.

 

Menu Title