.
×

Konjufca-Uran Ismailit: Ti je bo ministër se e ki shok Kadri Veselin!



 

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë Uran Ismailin për kaosin siç e ka quajtur ai në QKUK, duke thënë se ai ka ardhur në postin e ministrit në këtë dikaster falë miqësisë që ka pasur me Kadri Veselin.

“Ti ke ardhur në postin e ministrit për shkak që je shok me Kadri Veselin, për asgjë tjetër nuk ke ardhur në këtë pozitë, për ty vlen thënia popullore që ke hy në mal pa sakicë. Ka hala ne QKUK aparate qe nuk e di si funksionojnë, as pacientet nuk janë në dijeni të atyre aparaturave që janë aty”, ka thënë ai.

Sa i përket vdekjes se tre pacientëve, Konjufca ka thënë se ministri Ismaili duhet të zbardh skandalin e gasit i cili mori jetën e 3 pacientëve.

“E dimë që ministri ka ardhur ne detyrë me vonë, por nuk po akuzojmë atë për vdekjen e tyre por se si po e zgjidh atë situatë. Fajtori për vdekjen e tyre ka qenë gazi, por duhet hetuar kush e ka sjellë atë gaz dhe si ka ardhur deri te kjo”, ka thënë ndër të tjera deputeti Konjufca.