.
×

Konjufca: Një spiun serb në zyrën e presidentit, të thirret me urgjencë Këshilli i Sigurisë



Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kërkuar që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë së Kosovës, kjo pas raportimit se në zyrën e Presidentit është punuar Branislav Nikoliç.Konjufca shkroi se punësimi i një pjesëtari të Shërbimit Informativ Serb përbën rrezikim të sigurisë kombëtare.

Ai ka thënë se kryeministri Haradinaj duhet të ftojë Këshillin, por ka pyetur se mos frikësohet nga presidenti Thaçi.

Shkrimi i plotë i Glauk Konjufcës:

Janë krijuar kushtet që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë i Kosovës. Sepse në zyrën e Presidentit të shtetit është punësuar Branisllav Nikoliç. Sipas mediave, ky njeri është pjesëtar i shërbimit shtetëror informativ serb.

Kjo përbën pa dyshim rrezikim serioz të sigurisë kombëtare. Sipas kushtetutës sonë (neni 94, pika 5, lidhur me nenin 127, pika 2) Këshillin e Sigurisë e kryeson kryeministri i vendit. Çka ka kryeministri që nuk e thërret mbledhjen? Mos ndoshta frikësohet nga presidenti që ia përmend bodrumin e Radojčić-it ku u themelua qeveria e tanishme? Çfarë çifti i tmerrshëm Thaçi-Haradinaj: reciprokisht të shantazhueshëm përmes veglave të Vučić-it.