.
×

Konjufca: Haradinaj ia ka dorëzuar kompetencat Thaçit



Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se po heq dorë nga dialogu Kosovë- Serbi, pasi sipas tij është “matematikë e komplikuar për të”.

Sipas Konjufcës, kryeministri Haradinaj ia ka dorëzuar kompetencat presidentit Hashim Thaçi pasi nuk mund të përballet me të.

“Haradinaj nuk po mundet të përballet me presidentin Thaçi, po i len gjërat në gjysmë karshi tij”.

“Krijimi i ekipit negociator është një hap i gabuar ndërsa marrëveshja finale me Serbinë është arritur por presidenti Thaçi nuk po tregon se çfarë përmban ajo”.

Sipas tij, Mogherini ka thënë se të dy presidentët janë pajtuar shumë mes vete po se për çfarë nuk po tregon Thaçi.

Këto deklarata Konjufcai bëri në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me temën “Dialogu Kosovë Serbi – Vit i Ri, Sfidë e Vjetër”.