.
×

Konflikti Unikkatil vs D.U.D.A, ja çka thotë Policia



Reperi Unikkatili sot do mbajë mbrëmje muzikore në Gjilan.Ky lajm ka nxitur reperin Duda nga Gjilani që të reagojë lidhur me këtë, madje ai ka shkuar deri në kërcënime.

Ai i u zotua se nuk do t’i thotë vetes se është nga Gjilani, nëse Unikkatil arrin ta mbajë atë koncert sonte, madje e fyen rëndë atë.

E për këtë Gazeta Blic ka kontaktuar Policinë e Gjilanit të cilët kanë thënë se kanë marrë masat e nevojshme. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se për këtë mbrëmje muzikore janë përgatitur si logjikisht e po ashtu edhe me personel të mjaftueshëm.

“Policia e Kosovës në bazë të planit veror janë përgatitur si logjikisht dhe me personel të mjaftueshëm për çfarë do momentumi qoftë për sa i përket sigurisë në Gjilan, kështu që ne jemi në krye të detyrave dhe nëse ka ndonjë teleashe sigurisht se jemi të përgatitur”, përfundoi a.

Ndryshe, gjatë ditës reperi me prejardhje nga Gjilani “DUDA” ka kërcënuar reperin “Unikkatil” për këtë mbrëmje muzikore.

“Un sjom i Gilanit as Jabuq mo nqofse sante e lejoni at dhip me na sha midis Gjilanit… un sdu dhun as probleme po me ardh mem sha shpi tem ska shanc edhe plus ne tradhti saher qe sjom atje ju e shfrytzoni rastin.. pse nuk erdhet kurr sa kesh atje…!!?? Burrat nuk lajmrojn polici , sante e keni ndor veq ju ja kerkoni falje reperav gilani mu edhe Double G is ose sante e ne vazhdim ska me pas bir nane qe e shuk ket bela…. Amanet e keni Gilan sante mprezentoni mu shok dashur familjar sjom mo i atij veni qe ma lshoni me hyp ne bin sante at femen me trup tmashkullit…”, ka shkruar “DUDA”.