[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Konflikt gjatë darkës Mustafa-Vuçiq”



Gazeta e Beogradit “Blic” ka raportuar se gjatë darkës së sotme në Sarajevë, ku po marrin pjesë Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpërthyer një konflikt.

baneri-2015

Sipas “Blic”, e cila është mjet propagandistik i shefit të Qeverisë së Serbisë, konflikti ka shpërthyer pasi Vuçiq e ka pyetur Mustafën rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka vendosur sot që e gjithë prona e RSFJ’së dhe Serbisë të regjistrohet si e Kosovës.

Gazeta beogradase shkruan se ka marrë vesh nga burimet e saj se Vuçiq e ka akuzuar Mustafën për plaçkitje të pronave serbe.

Sipas “Blic”, darka e kryeministrave ballkanas ka qenë e tensionuar, si rezultat i përplasjeve Mustafa-Vuçiq.

vala-Botapress1

Menu Title