.
×

Konfiskohen 135 kg substancë narkotike në Ferizaj, ishin fshehur në dyer



 

 

Policia e Kosovës në bashkëpunim me drejtorin e hetimeve të rënda ka treguar se janë konfiskuar 135 kg substancë narkotike në lokacionin Ferizaj-Viti.

Në këtë aksion policor janë arrestuar 5 persona, dy prej tyre janë ndaluar, shkruan Botapress.info

 

Daut Hoxha nga PK-ja tha se ky operacion ishte me sukses nga policia  dhe Policia e Kosovës këtë rast e ka quajtur si rasti “Çelsi”

Reshat Murseli nga drejtoria për krime të rënda ka thënë se rasti “Çelsi” ka filluar me datë 11-12 shtator dhe ”kemi shkatërruar një grup që vepronin me me substanca ilegale dhe në këtë operacion janë konfiskuar 135 kg substacë nartoktike të llojit marihuanë”, tha ai.

– Këto substanca janë vendosur në mbrendësi të mobileve, në dyer që kishin qëllim të transportoheshin në vendet europiane.

Sasia e narkotikeve ishte  vendosur në dyer në gjithsej 40 dyer .

”Në dukje ishte si një derë reale të mbëshjellura me karton të trash por në mbrëndësi të tyre kishte substacë nartotike”.

 

Lidhur me këtë rast policia bën të ditur se janë arrestuar 5 persona .

Të gjithë të dyshuarit janë kosovar ndërsa prejardhja e këtyre substancave ishte nga shtetet fqinjëve dhe kishte synim vendet e BE-së më saktësishtë në Zvicer./Botapress/