.
×

Konfirmon Duka: Serbët vijnë në Shqipëri



Edhe pse Serbia bllokoi tifozët shqiptarë, federata shqiptare nuk do ta bëjë të njëjtën gjë.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, u ka hapur dyert e Elbasan Arenas tifozëve serbë.

Duka ka theksuar se do të lejojnë udhëtimin e tifozëve serbë për ndeshjen e kthimit, Shqipëri-Serbi.

“A do të marrim përsipër tifozët serbë në Shqipëri? Pse jo, çdo tifoz ka të drejtë që ta ndjek dhe mbështes skuadrën e tij”, u shpreh Duka për Panorama Sport.

“Ne kemi pasur ndeshje të rëndësishme në të shkuarën, teorikisht me rrezikshmëri të lartë, por nuk na ka ndodhur asgjë”, shtoi tutje kreu i FSHF-së.