.
×

Konfirmohet lëndimi i Ronaldos, a do të rikthehet kundër Atleticos në Champions?



Cristiano Ronaldo do t’i mungojë Juventusit në derbin e Serie A kundër Napolit të dielën, por pritet të rikthehet për ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madridit më 12 mars.

Sky Sport Italia raportoi se dëmtimi i superyllit portugez në nyjën e këmbës nuk është serioz, të cilin e pësoi javën e kaluar kundër Bolognës, por Gazzetta dello Sport pohon se ka pak gjasa që Ronaldo të luajë në San Paolo.

Gazeta italiane shpjegon se Ronaldo, megjithatë, mund të jetë në stol kundër rivalit të Juves për titull, por prioritet i Massimiliano Allegrit është ta ruajë atë për ndeshjen e rëndësishme në Champions.

34-vjeçari i ka shënuar 21 gola në 34 paraqitje për Zonjën e vjetër deri tani këtë sezon.