.
×

Konfirmohet, Era dhe Nora po sjellin bashkëpunimin



Është konfirmuar bashkëpunimi që tashmë po përflitet shumë i motrave Istrefi. Nora Istrefi dhe Era Istrefi shumë shpejtë do të publikojnë këngën e tyre të re.

Motrat e njohura kanë vendosur që të bëhen bashkë për një këngë e ditëve të fundit ato edhe kanë realizuar skenat për videoklipin që do ta shoqërojë këngën, shkruan Botapress.info

Është menaxheri i Norës, Drilon Furra i cili ka konfirmuar këngën e dyshes me një postim në llogarinë e tij ‘Instagram‘. ‘Coming soon’, ka shkruar ai duke i bashkëngjitur dy imazhe të këngëtareve.