.
×

Konfirmohet edhe për Kosovë – Danimarkë, “Fadil Vokrri” do të jetë i mbushur



Ashtu si në ndeshjen me Bullgarinë, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i mbushur edhe për miqësoren me Danimarkën.

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te dy ndeshjet e marsit, që Kosova do të ketë fatin t’i zhvillojë para tifozëve të vet, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan gazeta Express.

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te dy ndeshjet e marsit, që Kosova do të ketë fatin t’i zhvillojë para tifozëve të vet, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

Para ndeshjes me Bullgarinë, për kualifikueset e “Euro 2020”, për të cilin takim afër 11 mijë bileta u shitën brenda një ore pas gjatë ditës së hëne dolën në shitje, Kosova do të përballet ne miqësore me Danimarkën.

Ashtu si me Bullgarinë, zyrtarja për media në Federatën e Futbollit të Kosovës, Diturie Hoxha, ka konfirmuar për Gazetën Express, se biletat, që kanë dal në shitje ditë më parë për miqësoren e 21 marsit, janë shituar pothuajse të gjitha.

“1200 bileta kanë mbetur deri më tani pa u shitur për miqësoren me Danimarkën. Jugu, VIP dhe pak në perëndim”, tha Hoxha për Gazetën Express.

Para nisjes së fushatës për “Euro 2020” me Bullgarinë me 25 mars në “Fadil Vokrri”, në po të njëjtin stadium, Kosova do t’i matë forcat me Danimarkën (21 mars), që shërben më shumë se parapërgatitje për sfidën e 25 marsit.