.
×

Konfirmohet bashkëpunimi i Florit me Fifin



Flori po vjen në një këngë bashkë me Fifin. Prej disa kohësh është përfolur për një marrëdhënie të mundshme midis producentit Flor Mumajesi dhe Fifit pasi kanë qenë pikërisht postimet e tyre që kanë bërë në Instagram, ato që na kanë konfuzuar dhe na kanë bërë të aludojmë.

Ditën e djeshme Fifi postoi në Instagram një foto të ngjashme me atë që Flori kishte hedhur disa ditë më parë, e veç kësaj bëri disa postime të cilat të bënin të mendoje për një fejesë të mundshme të këngëtares.

Këtu sërish të gjithë menduan se postimet e saj kishin lidhje me producentin. Në fakt kishin lidhje me Florin por jo për dashurinë, as për fejesë, por për diçka tjetër!

Blitz.al ka zbuluar se Flor Mumajesi dhe Fifi janë duke realizuar një projekt së bashku, madje ata kanë realizuar edhe klipin e këngës së re.

Video që Fifi ka publikuar pak ditë më parë dhe të cilën e ka fshirë sërish ndoshta lidhet me titullin e këngës së tyre, gjë për të cilën do të na duhet të presim edhe pak para se ta zbulojmë.