[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Konfirmohen 62 raste të reja me Covid-19



 

62 raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Menu Title