.
×

Komuna e Vushtrrisë mbështet familjet me të porsalindur me pako në vlerë prej 120 euro



Kuvendi i komunës së Vushtrrisë pritet të miratojë propozimin për mbështetjen e familjeve të cilët janë me fëmijë të porsalindur.

Ky propozim ka të bëjë me blerjen e një shtrati apo një pakoje me mjete  për të porsalindurit me vlerë prej 120 euro.

Kjo sipas kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri, pritet t’i kushtojë buxhetit komunal rreth 72 mijë euro.

“Sipas vlerësimeve tona, kemi afër 600 lindje në vit në qytetin tonë, prandaj kjo masë pritet ti kushtojë buxhetit komunal rreth 72,000€”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Sipas Tahirit, qëllimi i gjithë kësaj është që çdo fëmijë i lindur në Vushtrri, pavarësisht kushteve ekonomike të prindërve, të filloj jetën në shtrat të njëjtë