.
×

Komuna e Skenderajt luan ‘LUDO’ për 17 Shkurt



Më 17 shkurt në të gjitha Komunat e Kosovës festohet 17 Shkurti, Dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Për këtë ditë, komunat tashmë kanë nisur përgatitjet, ku edhe disa prej tyre kanë bërë publike aktivitetet e parapara për të festuar.

Komuna e Skenderajt në mesin e aktiviteteve ka paraparë një lojë që shumë po luhet këto ditë. E ajo është loja Ludo,  e cila është planifikuar të luhet në sheshin ‘Adem Jashari’. “Loja më e luajtur në rrjetet sociale ‘LUDO’ thuhet në agjendën e aktiviteteve.