[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Komuna e Malishevës për humbjen e pacientit: Nuk ishim në dijeni se ishte i infektuar me Covid-19



Lidhur me vdekjen e pacientit me inicialet S.T., nga Banja Malishevës, për të cilin në fletë-lëshimin e spitalit u tha se ishte i prekur me koronavirus, kanë reaguar edhe nga komuna e Malishevës.

Nënkryetari i kësaj komune, Hajdin Berisha ka thënë se para pak minutash kanë pranuar se një qytetar i kësaj komune ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Tutje kryetari tha se pas vdekjes së viktimës kemi marrë informacionin zyrtar se ai ishte i prekur me koronavirus.

“Parapakisht jemi informuar për vdekjen e pacientit, e pastaj e kemi marrë informacionin zyrtar nga shtabi emergjentë se viktima ishte i infektuar me koronavirus”, tha Berisha.

Mirëpo, se çfarë probleme shëndetësore kishte pasur viktima, kryetari tha se nuk kanë shumë informacione, por parakisht ai ishte i shtuar në repartin e neurologjisë për shkak të disa probleme të shfaqura.

Sonte një person ka vdekur në QKUK nga Komuna e Malishevës, i cili paraprakisht kishte qenë i shtrirë në repartin e neurologjisë, ndërsa pasi ka ndërruar jetë, sipas familjarëve në fletë-lëshimin e spitalit thuhet se ka qenë i prekur me COVID-19, përderisa i njëjti më herët nuk ka qenë i evidentuar në listën e të prekurve, madje as familja e tij nuk ka qenë e njoftuar deri pas vdekjes.

Organet komunale janë njoftuar për rastin, pasi i është kërkuar mbikëqyrja e varrimit, nga ana e inspektorëve komunalë, e po ashtu edhe familjarët kanë sqaruar se për këtë janë njoftuar vetëm pas vdekjes së familjarit të tyre, i cili ka qenë i shtrirë në neurologji dhe jo në klinikë infektive.

Menu Title