.
×

Komuna e Klinës investon 60 mijë euro për mirëmbajtje dhe riparim të rrugëve



 

Klinë, 18 Gusht

 

Pushteti lokal në Klinë po investon në gjitha lokalitetet për të bërë sa me të lehtë jetën e qytetarëve. Përveç realizimit të shumë projekteve në infrastrukturë rrugore ( asfaltim ) dhe fusha tjera, në gjithë territorin e Komunës së Klinës, është duke u punuar në riparim dhe mirëmbajtjen e rrugëve nëpër zona ku deri tash ato arterie kanë qenë të vështira për kalim. Nga buxheti i Kom

unës janë ndarë 60 mijë euro për këtë destinim. Deri me tani është intervenuar në sanimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve nëpër qytetin e Klinës, fshatrat Patok, Zajm, Leskoc, Shtupel, Radulloc, Pataqan, Dresnikë, Dollc, lagjen “Arbëria”. Në projekt janë edhe riparimet e rrugëve me zhavorr aty ku është më e nevojshme. Shumë rrugë janë asfaltuar dhe po asfaltohen në Komunën e Klinës ndërkohë që në projekt janë edhe asfaltime të rrugëve tjera që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve. “ Institucionet komunale të Klinës mbesin të përkushtuara që të investohet në të gjitha lokalitetet e kësaj komune e në veçanti në projekte që prekin interesin e shoqërisë”, thotë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota.​