[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Komuna e Ferizajt shpenzon 30 mijë euro për mirëmbajtjen e thundrave të lopëve



Komuna e Ferzajt shpenzon nga buxheti i saj vjetor 30 mijë euro për mirëmbajtjen e thundrave të lopëve qumështore.

Ambulanca dhe Farmacia Veterinare “Goni” dhe Ambulanca Veterinare “Indriti” do të kujdesen që  t’i rregullojnë thundrat lopëve qumështore.

Komuna ka njoftuar se ka mbëshetur vazhdimisht fermerët ferizajas.

“Asnjë ditë pushim për drejtuesit e bujqësisë, nisi rregullimi i thundrave në ferma komerciale dhe gjysmëkomerciale As pandemia aq më pak ditët e vikendit, nuk ndalin punën e aktivitetet e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj. Njëra nga shumë punë të kryera gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie, përveç mbështetjes si asnjëherë më parë me subvencione për bujqit është edhe aktiviteti që kryen sot specialistët e fushës për rregullimin e thundrave të kafshëve tek fermat komerciale dhe gjysmëkomerciale”, thuhet në komunikatën e komunës.

Menu Title